Merkeli: Sfidat e Kosovës, luftimi i korrupsionit dhe papunësia
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Berlin, ka bërë thirrje që Kosova ta luftojë korrupsionin dhe ta ulë papunësinë.
Merkeli ka bërë me dije se Kosova ka shumë probleme të pazgjidhura.
“Kemi shumë probleme të pazgjidhura, por ka edhe përmirësime në rrugën drejt BE-së. Dua të theksoj se në ditën e Evropës kemi shumë sfida para nesh, sfida që na presin, e që janë luftimi i korrupsionit dhe numri i lartë i papunësisë”, ka thënë Merkeli.
Ndërsa, sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Merkeli ka thënë se ky dialog nuk është i thjeshtë, megjithatë ajo ka thënë se dialogu ka pasur zhvillime pozitive.
“Marrëveshjet e deritanishme duhen të zbatohen”, është shprehur Merkeli.