Merkeli: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për anëtarësim në BE

14 shtator 2021 | 15:05

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira dhe mund t’i zgjerojnë marrëdhëniet për bashkëpunimin.

“Marrëdhëniet me Shqipërinë janë mjaft të mira dhe mund të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë. Uroj e përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka ndërmarrë vitet e fundit për të ristruktuar sistemin e vet të drejtësisë”, ka thënë ajo pas takimit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Merkeli ka thënë nga Tirana se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE.

“Sikundër Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësimit. Për fat të keq nuk u arrit anëtarësimi për shkak të vetos së Bullgarisë por ne kemi premtuar se do të jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë forcë e energji”, ka thënë Merkeli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…