Merkeli: Sonte diskutojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën e Serbinë
Kancelarja e Gjermanisë gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë mbajtur një konference për medie në kuadër të Samitit të Berlinit.
Në këtë konferencë, kancelarja Merkel, ka thënë se vendim për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi sonte nuk pritet të ketë, por ka thënë se “pret zgjidhje mes dy vendeve”.
Merkeli ka thënë se Gjermania e Franca duan të tregojnë se është në interes të përbashkët që të shohim zhvillimin e Ballkanit.
Derisa ka shtuar se sonte do të diskutojnë se si mund ta gjejnë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë
“Jemi të përkushtuar për perspektiven evropiane të vendeve të Ballkanit, por kjo s’ka të bëjë me zgjerimin. Gjermania e Franca duan të tregojnë se është në interes të përbashkët që të shohim zhvillimin e Ballkanit. Në darkë do të diskutojmë se si mund ta gjejmë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Ideja jonë është që të shohim se si të pajtohemi për t’i lehtësuar e jo vështirësuar gjerat. Nuk do të ketë ndonjë vendim sonte. Ky është një format joformal që nuk e zëvendëson Procesin e Berlinit”, ka thënë Merkeli.
Ndërsa, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se takimi i sotëm është joformal dhe si i tillë në të s’do të flitet për çështje të hapura dhe të vështira.
“E kemi parë që ka mundësi të zgjidhjeve siç është rasti i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodhë kur njerëzit janë të guximshëm. Çështja kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe Serbia. Duam që të vazhdojnë dialogun. Nuk duam të imponojmë zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ka thënë Macroni.