Merkeli sot mban videokonferencë me Kurtin, diskutojnë edhe për dialogun me Serbinë

17 maj 2021 | 11:15

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbajë një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sot pasdite.

Kancelarja Merkel do të komunikojë me kryeministrin Kurti për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ka njoftuar se biseda do të përqendrohet shumë fuqimisht në rrjedhën e reformave në Kosovë, raporton” DW”.

Bashkëbiseduesit do të diskutojnë edhe për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Të martën, Kurti do të jetë në Bruksel ku pritet të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton B. MEHMETAJ Këtë luftë të ndyrë të shërbimit sekret…