Merkeli takon Putinin më 11 janar

06 janar 2020 | 12:51

Kremlini ka njoftuar se kacelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë më 11 janar.

Shërbimi për media i Putinit ka njoftuar se ky i fundit dhe Merkel do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është thelluar prejse një sulm i ShBA-së ka vrarë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar.

Po ashtu, theksohet se dy liderët do të bisedojnë edhe për situatën në Siri, Libi dhe Ukrainë.

Zyra e Merkelit po ashtu ka konfirmuar se kancelarja gjermane planifikon të vizitojë Rusinë më 11 janar dhe të takojë Putinin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea vazhdon të kërkojë një sulmues për pjesën e dytë…