Merkeli thotë se BE-ja është e hapur për bisedime me Britaninë
16 janar 2019
| 13:39
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se ende ka kohë për bisedime mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexitin.
Merkeli ka deklaruar se i vije keq për vendimin e parlamentit britanik për të hedhur poshtë marrëveshjen të cilën kryeministrja Theresa May e kishte arritur me udhëheqësit e BE-së.
“Padyshim se ne do të bëjmë gjithçka për të gjetur një zgjidhje të duhur, por jemi të gatshëm edhe nëse nuk arrihet një zgjidhje” ka thënë Merkel për mediet në Berlin.
Sipas kancelares Merkel “ende ka kohë për negociata mirëpo Bashkimi Evropian tash po pret sugjerimet e kryeministres britanike”.