Merkeli uron kryeministrin Hoti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot një telegram urimi nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Ajo ka ofruar përkrahjen e Qeverisë së Gjermanisë për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj integruese.
Në urimin e kancelares Merkel thuhet:
I nderuari Kryeministër,
Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.
Ju dhe Qeveria juaj keni sfida të mëdha përpara, veçanërisht përballja me pandeminë COVID-19, reformat kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria federale mbetet e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për t’i kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mezi pres të punoj me ju.
Ju uroj sukses dhe mbarësi në detyrat para jush,
Sinqerisht,
Angela Merkel,
Kancelare e Federatës Gjermane