Merkeli viziton një nga zonat e përmbytura: Gjuha gjermane nuk mund ta përshkruajë

18 korrik 2021 | 17:12

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka përshkruar përmbytjet që kanë shkatërruar disa vende të Evropës si “të tmerrshme”, pasi numri i të vdekurve në të gjithë rajonin ka arritur në 184 ndërsa distrikti i Bavarisë u godit nga moti ekstrem, raporton “Reuters”.

Merkeli ka premtuar ndihmë të shpejtë financiare pasi vizitoi një nga zonat më të prekura nga reshjet rekord të reshjeve dhe përmbytjeve që kanë vrarë të paktën 157 persona në Gjermani vetëm ditët e fundit, në katastrofën më të rëndë natyrore të vendit në pothuajse gjashtë dekada.

“Ishte e tmerrshme. Gjuha gjermane mezi mund të përshkruajë shkatërrimet e ndodhura. Falë Zotit vendi ynë mund të përballet me atë që ka ndodhur financiarisht dhe ne do ta bëjmë shumë ngushtë”.

“Ne filluam të organizohemi herët, nuk do të gjejmë qetësi derisa t’i gjejmë të gjithë. Por e dimë që do të duhet të punojmë me muaj për të rindërtuar gjithçka, do të duhet shumë kohë. Ishte një angazhim i madh që do të na shoqërojë për një kohë e gjatë. ‘Homeland’ është atdheu im,  por vështirë se mund ta njoh këto ditë”, ka thënë ajo banorëve të qytetit të vogël Adenau në Rhineland-Palatinate.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro Icardi dëshiron të rikthehet në Itali dhe Juventusi është…