Merlaku: Jemi të bindur në fitore ndaj Dritës

30 gusht 2019 | 11:24

Sulmuesi Altin Merlaku është optimist se skuadra e Dukagjinit do ta mposhtë skuadrën e Dritës.

“Ne jemi munduar të përgatitemi mirë për ndeshjen ndaj Dritës dhe jemi të bindur në fitore. Përkrahja si në ndeshjen e parë nuk do të mungojë as në këtë ndeshje dhe besoj se shikuesit do të kënaqen me atë që do të ofrojmë në fushë, por edhe me fitore. Kundërshtari ka ekip të mirë, por pikët mbesin në Klinë”, ka thënë Merlaku për “Epokën e re”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në botërorin e vitit 2020 do të zhvillohen 22 gara…