Merr flakë edhe xhamia Al-Aksa në Jerusalem, në të njëjtën kohë me katedralen në Paris
16 prill 2019
| 09:52
Një zjarr shpërtheu në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, në të njëjtën kohë kur flakët kapluan Katedralen Notre Dame në Paris.
Pamjet që tregojnë tym dhe flakë duke dalë nga çatia e një strukture të njohur si Dhoma e Lutjeve Marvani, u publikuan në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.
Agjencia e Lajmeve të Palestinës, që është burimi zyrtar i Autoritetit Kombëtar Palestinez, citoi një roje i cili tha se “zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve dhe brigadat e zjarrit arritën ta shuajnë atë me sukses”.
Lajmet e incidentit në xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe qendra e konfliktit të vazhdueshëm arabo-izraelit, ndodhi në të njëjtën kohë kur flakët e përfshinë Katedralen Notre Dame.