Merr flakë në tunelin e Kalimashit makina me targa të Serbisë
Derisa po vinte drejt Tiranës, makina e ngasësit amerikan që jeton në Serbi përfshihet nga flakët në tunelin e Kalimashit
Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së martës, 13 korrik.
Ngjarja ka ndodhur në orën 08:00 teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Kalimashit.
Pasi ka konstatuar flakët, shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të Bashkisë e stacionuar prane tunelit, e cila në një kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale, ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit, ekspertizës dhe largimit të automjetit korsia e rrugës së Kombit, Kukës-Tunel ka qenë e bllokuar. Aktualisht qarkullimi është kthyet në normalitet dhe është i lirë.