Merr flakë një veturë në Prishtinë

12 mars 2022 | 09:15

Një veturë ka marrë flakë në Rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, teksa bëhet e ditur se nuk ka pasur persona të lënduar gjatë zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, raporton Telegrafi.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar. Me këtë incident zjarri po merren njësitet nga stacioni Jugu në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të…