Merr flakë rafineria gjigante e naftës në Iran  

03 qershor 2021 | 11:56

Një ditë pasi u fundos luftanija më e madhe iraniane në vazhdën e një zjarri të pashpjegueshëm në bord, flakët kanë pushtuar një rafineri të rëndësishme nafte në jug të kryeqytetit të Iranit, ku flitet për një rrjedhje gazi të lëngshëm, e cila gjithashtu nuk ka autor.

Flakët dhe shtëllungat e mëdha të tymit mund të shiheshin në qiell nga përtej Teheranit, thanë korrespondentët e Agence France-Presse (AFP).

Kreu i ekipit të krizës, Mansour Darajati foli për një aksident, të shkaktuar nga një rrjedhje në një linjë emergjence gazi të lëngshëm, që nxiti shpërthimin i cili solli më pas dhe fillimin e zjarrit, por nuk dha më shumë detaje.

Të mërkurën, anija më e madhe e marinës iraniane u fundos në rrethana ende të paqarta në Gjirin e Omanit pasi fillimisht u përfshi nga flakët. 20 marinarë nga një ekuipazh prej 400 vetësh, pësuan lëndime të lehta port ë gjithë u arrit të shpëtoheshin.

Zjarri shpërtheu në dhomën e motorit, tha marina, por nuk dha më shumë detaje. Anija stervitore mbante emrin e ishullit ku ndodhet terminali kryesor i naftës në Iran – Khargu. E prodhuar në Britani, ajo ka qenë pjesë e marinës iraniane që në vitin 1984./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari dhe akademiku serb, Dushan Kovaceviq, ka thënë se askush…