Merr në krahë rivalen pas dëmtimit, gjesti i xhudistes holandeze bën xhiron e botës (video)

12 tetor 2022 | 13:44

Në garat e Kampionatit Botëror të xhudos që po zhvillohen në Tashkent (Uzbekistan), një gjest mjaft i bukur ka ndodhur në sfidën e peshës deri 70kg për femra.

Holandezja Sanne Van Dijke, në duelin që i dha fitoren e medaljes së bronzit ndaj japonezes Shiho Tanaka, përfitoi nga dëmtimi që pësoi rivalja aziatike.

Tanaka u detyrua të lërë sfidën në mes, por gjesti i Van Dijke ka marrë duartrokitjet e gjithë fansave. Ajo ka marrë në krahë rivalen japoneze, për ta shoqëruar jashtë tatami deri te stafi mjekësor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga muaji janar deri në muajin shtator në Qendrën Klinike…