Merret vendim që 10-përqindëshi i Trustit të përjashtohet nga përmbarimi

24 dhjetor 2020 | 16:32

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se i është përgjigjur kërkesës së Shoqatës të Bankave të Kosovës që 10-përqindëshi i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi.

Postimi i plotë i tij në “FB”:

NJOFTIM ME RËNDËSI

Ministria e Drejtësisë në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, merr qëndrim që: dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit//qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore, marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe dispozitat e Ligji nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës

Marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, dhe në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ministria e Drejtësisë në pajtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, Ministria e Drejtësisë, merr qëndrim që:

Dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit/qytetarët  të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe ka arritur marrëveshje tregtare pas Brexit-it me…