Merret vendimi për Platinin

19 qershor 2019 | 12:19

Arrestimi i Michel Platini një ditë më parë bëri bujë të madhe, me ish-presidentin e UEFA-s që u vu në pranga për shkak të një hetimi për korrupsion.

Gjithsesi, nuk ka kaluar shumë dhe francezi është lënë i lirë. Diçka e tillë ka ndodhur pas mesnate dhe Platini ka folur për “France Football”, ku ka sqaruar se është marrë në pyetje dhe është përgjigjur shumë qetë, asgjë më shumë.

“Zgjati pak si shumë, por ishin shumë pyetje dhe nuk kishte mënyrë tjetër. Më pyetën për Evropianin e vitit 2016, Kupën e Botës që u zhvillua në Rusi dhe atë që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022. Gjithashtu më pyetën edhe për FIFA-n dhe iu përgjigja për çdo gjë shumë qetë”, ka thënë Platini.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) sipas raportit…