Merret vendimi zyrtar! Festat e Nëntorit, qeveria i jep pushim edhe të hënën administratës dhe shkollave
22 nëntor 2023
| 11:10
Përmes një VKM-je, e hëna deri të mërkurën, 27-28-29 nëntor, administrata dhe shkollat do të jenë pushim.
Këshilli i Ministrave ka miratuar të hënën si ditë zyrtare pushimi, me rastin e festave të nëntorit.
Bëhet me dije përmes një VKM-je se e hëna deri të mërkurën, 27-28-29 nëntor, administrata dhe shkollat do të jenë pushim.
Në vendim sqarohet se kjo ditë do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda 3-mujorit të vitit paraardhës.