Mersim Zeqiri me zemër luani, i fiton titujt internacional UBO dhe UBF

21 korrik 2024 | 18:00

Mersim Zeqiri i ka bërë krenarë krejt shqiptarët sonte.

Boksieri nga Garana e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut e fitoi meçin më të rëndësishëm të karrierës, me ç’rast u stolis edhe me titujt internacional – UBO e UBF.

Në një organizim fantastik dhe në një atmosferë të jashtëzanshme, Zeqiri u tregua me zemër luani duke fituar në fshatin e tij – Garanë ndaj boksierit nga Veneziela, Gregorio Dominguez.

Sonte ishte nata gala e boksit e quajtur “Garana Fight Night”, e cila u organizua në perfeksion, ndërsa meçi i Zeqirit ishte i gjashti dhe i fundit, respektivisht kryesori i natës, ndërsa paraprakisht boksuan shqiptarët tjerë: Victor Cakiqi, Ndriçim Emini, Aleksander Kallashi, John Jini e Dielli Vranovci.

Zeqiri nuk i zhgënjeu shikuesit që kishin shkuar për ta përcjellë, por as ata që e ndoqën përmes ekraneve televizive.

Ai madje u pa me lot në sy pas vendimit të gjyqtarit pasi ky meç për të ishte special sepse e zhvilloi para njerëzve të tij.

Kjo fitore e madhe ia hap dyert boksierit me banim në Zvicër që tash e tutje të synojë tituj të tjerë, derisa seria e tij është perfekte në boksin profesionist – 6 fitore në 6 meçe.

Një meritë të madhe për këtë organizim dhe për zhvillimin e karrierës së Mersim Zeqirit e ka edhe promotori Avdyl Salihu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën sipas informatave të Policisë së Kosovës, rreth orës…