Mertens dhe Torreira zyrtarizohen te Galatasaray
09 gusht 2022
| 12:51
Galatasaray ka prezantuar zyrtarisht dy përforcimet e fundit, Dries Mertens dhe Lucas Torreira.
Mertens ka kaluar te klubi turk si futbollist i lirë nga Napoli, kurse për Torreira besohet se me Arsenalin ka mbyllur marrëveshjen për 7 milionë euro.
Sulmuesi belg ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë. Kurse, mesfushori nga Uruguai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
🦁 Welcome to #Galatasaray, @dries_mertens14 ✍️ pic.twitter.com/FuGNQmi6r6
— 24x Turkish Champions 🏆 (@Galatasaray) August 8, 2022
🦁 Welcome to #Galatasaray, @LTorreira34 ✍️ pic.twitter.com/Uc6sHBCebE
— 24x Turkish Champions 🏆 (@Galatasaray) August 8, 2022