Mertesacker pritet të emërohet në vend të Bierhoffit te Gjermania
09 dhjetor 2022
| 15:45
Oliver Bierhoff dha dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të kombëtares gjermane pas dështimit në “Katar 2022”.
Skuadra e Hansi Flick mori vetëm një fitore në grup ndaj Kosta Rikës, e pamjaftueshme për të siguruar kualifikimin dhe avancimin më tej në Botëror.
Ish-sulmuesi i njohur u largua pas 18 viteve si menaxheri i “Pancerave”. Në vendin e tij Federata Gjermane e Futbollit pritet të zgjedhë Per Mertesacker sipas raportimeve të “Sky Sports Germany”. Ish-mbrojtësi veshi fanellën e kombëtares gjermane 104 herë, duke ia dalë të shpallej kampion bote në “Brazil 2014”.