Mertesackeri mezi pret të pensionohet
Diferenca mes ëndrrës dhe realitetit. Të jesh i famshëm, i pasur dhe futbollist u pëlqen shumë njerëzve, të cilët e ëndërrojnë që fëmijë.
Por, në jetën e futbollistëve nuk ka vetëm trofe dhe sukses. Pas ka shumë më tepër, ka edhe presion, sakrifica dhe vuajte pafund. Kjo histori vlen edhe për një kampion bote, si Per Mertesacker, i cili po luan sezonin e fundit përpara se t’i varë këpucët në gozhdë. Në karrierë ka fituar shumë, përfshirë Botërorin me Gjermaninë, por shpesh është ndier nën presion.
“E dimë se jemi të privilegjuar”, thotë për revistën “Spiegel”. “Por arrin në pikën në të cilën kupton se e gjitha është një barrë fizike dhe psikologjike. I gjithë ky presion më bën për të vjell përpara çdo ndeshjeje. Lojtarët vlerësohen për paraqitjen e tyre, nuk luajnë më për t’u argëtuar. Kam arritur në fund. Më thonë të gjithë se është sezoni im i fundit dhe duhet të jap më shumë, por unë preferoj të qëndroj në stol, ose më mirë në tribunë. Me ndeshjen e lamtumirës do të jem më në fund i çliruar”, ka deklaruar Mertesacker.