Mervan Bejtullahu do të ndajë drejtësinë në sfidën Hungari U21 – Malta U21
09 tetor 2024
| 12:30
UEFA delegon Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Evropianin U21, Hungaria – Malta.
Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Hidegkuti Nandor Stadion” në Budapest, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 10 tetor me fillim në orën 20:00.