Mes dhimbjes së thellë dhe me lot ndër sy, prindërit e Martinit japin mesazhin fisnik: ‘Nuk duam hakmarrje’!
Ngjarja e rëndë e vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë ka tronditur opinionin e gjërë publik.
Mes dhimbjes së thellë, prindërit e Martinit gjejnë forcë dhe kurojo dhe për më tepër në këto momente të vështira, japin mesazhin fisnik!
Në një intervistë për Top Channel ata u shprehën se nuk duan hakmarrje.
“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha nëna e tij mes lotësh.
”Nuk duam hakmarrje”, thonë ata. ‘‘Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij.
Të pyetur nëse familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen se nuk kanë asnjë informacion.
”Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im.
Mos i ndodhtë askujt. Dua t’i jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.