Mes linjës së re të këpucëve dhe izolimit, J.Lo tregon përjetimet nga Covid-19

18 mars 2020 | 10:47

Supozohej të ishte në New York për prezantimin e linjes së saj të këpucëve në bashkëpunim me DSW, por jo, njësoj si ne, gruaja më “hot” në botë është duke punuar nga shtëpia, nga vila e saj në LA dhe të qeshurat e fëmijëvë në sfond dëgjohen gjatë telefonatës me Faran Krentcil, editoren e Elle.com…

“Duket sikur nuk po marr dot frymë, por kjo jo sepse jam sëmurë, jam duke u stërvitur dhe kam veshur atletet e linjës së re në bashkëpunim me firmën amerikane DSW”. Pikërisht pas kësaj fjalie, kuptojmë pak nga koleksioni i ri i këpucëve i firmosur nga Jennifer Lopez, një linjë këpucësh që mezi kemi pritur të bëhet publike. Një gjë shumë interesante është çmimi me të cilin mund t’i bëni tuajat këto këpucë duke i porositur online në: www.dsw.com

E kemi përkufizuar gjithmonë J.Lo si ikonën e këpucëve me takë, kujtojmë këpucët me platformë në filmin “Hustlers”, ato në ngjyrë nude në filmin “The Wedding Planner” apo sandalet super te larta në videon e këngës “Love Don’t Cost a Thing”, por në të vërtetë Jennifer është shprehur se është rritur duke kërcyer me atlete apo kambale dhe për këtë arsye, atletet janë një pjesë e rëndësishme e koleksionit të saj të ri të këpucëve.

“Jam mësuar të qëndroj mbi taka dhe të performoj gjatë me to pa u lodhur. Është e vërtetë që nëse praktikohesh me një gjë, mëson t’ia dalësh më së miri. Në fakt kjo vlen për çdo gjë, nëse ke pak kohë, përpiqu ta përdorësh duke mësuar, edhe kur bëhët fjalë për të ecur lehtësisht mbi taka.”

Në ditët që po jetojmë kemi vërtetë kohë të lirë, Jennifer Lopez tregon për karantinën e saj të ëmbël, limonatat e freskëta me limon dhe fokusin e vazhdueshëm tek puna dhe projektet, por çfarë do të thotë “puna nga shtëpia” për yllin e muzikës? Gjatë bisedës telefonike ajo përgjigjet: “Jemi me fat që jemi mirë me shëndet dhe qëndrimin në shtëpi duhet ta marrim si një rifillim për shumë gjëra. Për mua puna nga shtëpia do të thotë të lexoj skenare, të zhvilloj projekte të reja dhe të bëj shumë stërvitje. Jam e bindur që shumë shpejt do t’i rikthehemi realitetit dhe gjithçka do të jetë edhe më mirë. Askush nuk donte që kjo gjë të ndodhte, por në rastin tonë le të marrim më të mirën, të avantazhohemi duke e përdorur kohën në të mirën tonë. Fëmijët gjithashtu janë distancuar, po shkollohen online dhe jemi shumë të lumtur për ditët që po kalojmë me njëri-tjetrin. Një këshillë për të kaluar më mirë gjatë izolimit në shtëpi? Aplikacioni TikTok! Me këmbënguljen e fëmijëve, po argëtohëm shumë me aplikacionin e ri që është gjithçka rreth kërcimit dhe shwrben për rregullimin e humorit.”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Idris Elba pretendon se është infektuar me koronavirus pas takimit…