Mes lotësh, i jepet lamtumira e fundit shtatzënës që u vra në oborrin e QKUK-së
02 dhjetor 2022
| 13:20
Ka arritur në shtëpinë e familjes së saj në fshatin Llugaxhi arkivoli i Hamide Magashit, e cila është vrarë para dy ditësh nga ish-bashkëshorti i saj.
Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit. Në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës.
Ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati. /Express