Mes Marseillet e Lazios, Cana zgjedh francezët
24 tetor 2018
| 10:32
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, do të bëjë tifo për Olympique Marseillen në ndeshjen e Ligës së Evropës që ekipi francez e luan kundër Lazios.
Cana gjatë karrierës aktive ka luajtur për të dyja ekipet derisa te Marseille ka bartur edhe shiritin e kapitenit. Dueli mes këtyre dy ekipeve zhvillohet të enjten mbrëma prej orës 21:00 në Francë dhe i takon xhiros së tretë të Grupit H.
“Unë jam dhe do të mbetem tifozi më i madh i Marseillet. Besoj se Marseille ka ekip për ta mposhtur Lazion”, ka deklaruar Cana. Lazio aktualisht zë vendin e dytë në tabelë me tri pikë derisa Marseille është i treti me një pikë. Krahas këtyre dy ekipeve, Cana karrierë ka bërë edhe te PSG-ja, Sunderlandi e Galatasaray.