Mes tensioneve zgjedhet Komiteti Ekzekutiv i FFK-së

27 janar 2020 | 17:29

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës janë zgjedhur për mandat 4 vjeçar më 37 vota pro, kurse të pranishëm ishin 55 delegatë. Votimi është përsëritur pasi disa prej përfaqësueseve të klubeve nuk e pranuan rezultatin.

Tensionet në ketë kuvend nuk munguan, pasi kryetari Agim Ademi kërkoi mocion votëbesimi për të unifikuar mandatin e tij me mandatin e Komitetit Ekzekutiv, por kjo u kundërshtuar nga disa prej përfaqësuesve të klubeve e ku më të zëshmit ishin Tahir Batatina, Abedin Zeka dhe Arsim Kabashi.

“Gianni Infantino ju ka dëshiruar urimet më të mira për këtë kongres. FIFA dhe FFK-ja kanë lidhje të fuqishme. FIFA përkrah zhvillimin e projekteve të federatave, gjithashtu edhe FFK do të përkrahet me projekte tjera. Uniteti i FFK-së është shumë i rëndësishëm. Dua të falënderoj presidentin Ademi për bashkëpunimin e hapur deri tash. Kjo na ka lehtësuar punën deri këtu. Deri më tani kemi bërë shumë reforma. Mos keni frikë të bëni vendimet e duhura”, ka thënë zyrtar i FIFA-së, Olver Jung.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet…