Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën
Erjola Doçi u eliminua ditën e shtunë nga Big Brother VIP Albania 3.
Moderatorja pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon dhe pas daljes së saj nga shtëpia, dha një deklaratë për lidhjen e tij me Heidin.
E pyetur në “Fan Club” se a beson te marrëdhënia e tyre, ajo tha se nuk ka dashuri të sinqertë por vetëm kimi.
“Mes Heidit dhe Romeos kam parë kimi dhe vetëm kaq. Ua kam thënë edhe në sy nuk është diçka e re. Dashurinë e vërtetë nuk e kam ndjerë në muret e asaj shtëpie nga çifti i fundit që mbeti në BBV”, u shpreh ajo.
E njëjta u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës, pas Roza Latit.
Në finale tashmë një vend e ka siguruar Romeo, ndërsa një televotim është hapur për finalistin e dytë, mes Julit dhe Meritonit.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët e fundit të këtij edicioni.