![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/e-rrallë-15.jpg)
Mesazh mbi akullnajë për klimën, me plot 125 mijë kartolina
19 nëntor 2018
| 11:24
Një kolazh gjigant prej 125 mijë vizatimesh dhe mesazhesh, të fëmijëve nga e gjithë bota për ndryshimet klimatike, është shpalosur mbi një akullnajë zvicerane që po shkrihet, duke thyer rekordin botëror të kartolinave të stërmëdha.
Mozaiku i kartolinave, që mbuloi një sipërfaqe prej 2 500 metrash katrorë, u shpalos në akullnajën “Aletsch” në Alpet zvicerane, në një lartësi prej 3 400 metrash.