Mesazh për bashkatdhetarët në Gjenevë: Të dielën votoni për Pierre Maudet
Këtë të diel mbahen zgjedhjet në kantonin e Gjenevës për qeveri dhe parlament.
Sali Bislimi, veprimtar dhe drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në Gjenevë që të votojnë për politikanin dhe mikun e shqiptarëve, Pierre Maudet.
“Bashkatdhetarë të dashur, miq të mi në kantonin e Gjenevës. Pierre Maudet, mik i imi dhe i kombit, të gjithë së bashku duhet ta nxjerrim fitimtar në zgjedhjet e së dielës, ku garon për këshilltar shteti dhe me listën nr 4. Liberté et Justice Sociale për këshillin e lartë të kantonit të Gjenevës. Do të kemi një rast unikat si komunitet shqiptar ta kemi afër për të ardhmen dhe integrimin e komunitetit tonë këtu dhe një ndihmës i madh edhe për Kosovën tonë në integrime evropiane. Miku im i madh i duhet Gjenevës, Zvicrës dhe Kosovës! Ata që mbajnë në duar plisin mbajnë historinë tonë vuajtjet tona, krenarinë tonë, e cila meriton të gjen vendin dhe vlerat Perëndimore. Në mision për miqtë dhe atdheun me ngjyrat kuq e zi. Të dielën bëjeni një hap për mikun dhe Kosovën. Mos harroni, me shumë respekt për të gjithë ju!!!”, ka shkruar Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.