Mesazh për luftën në Gaza gjatë ndeshjes në Turqi, arrestohet futbollisti izraelit
15 janar 2024
| 10:40
Sagiv Jehezkel është akuzuar për nxitje të urrejtjes nga ministri turk i drejtësisë.
Ai gjatë ndeshjes shfaqi një mesaz që i referohej luftës Izrael-Hamas gjatë një ndeshjeje në Turqi dhe është arrestuar, sipas mediave turke.
Më herët të dielën, ministri i drejtësisë i vendit, urdhëroi një hetim ndaj Sagiv lidhur me mesazhin për nxitjen e urrejtjes, ndërsa klubi i tij Antalyaspor, e shkarkoi për këtë çështje.
Pasi shënoi një gol për ekipin e tij kundër Trabsonspor, Jehezkel zbuloi një mesazh ku shkruhej “100 ditë. 07/10” në një fashë në kyçin e dorës së majtë.
Mesazhi ishte një referencë për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe numrin e ditëve që më shumë se 130 pengje izraelite janë mbajtur në Gaza.