Mesazhet e kritikat e SHBA-së, Gërvalla: Me partnerët tanë, bisedat gjithmonë i kemi pasur të hapura

24 tetor 2024 | 21:35

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka komentuar deklarimet e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i cili teksa ka folur për raportet mes qeverisë dhe SHBA-ve, ka thënë se “ka keqkuptime, por që këto ndodhin mes miqve”.

Gërvalla në “Politiko” ka thënë se O’Brien ka shprehur simpati e mbështetje ndaj shtetit të Kosovës.

“Është në një linjë edhe me bisedat e mëparshme që kemi pasur, siç e dini që nga emërimi i zotit O’Brien, kemi pasur biseda të vazhdueshme qoftë me presidenten e vendit apo kryeministrin. Edhe intervista e tij këtu ishte në të njëjtën linjë, duke shprehur simpati për qytetarët e Kosovës, duke shprehur mbështetje për Republikën e Kosovës, duke i cilësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së si speciale dhe të veçanta..”, tha Gërvalla.

E pyetur për deklarimet e “ashpra” të Hovennier, Gërvalla ka thënë se ambasadorin amerikan e sheh poashtu si mik të Kosovës, ndërsa për mesazhet e tij për Kosovën nuk ka përjashtuar mundësinë se ato mund edhe të zmadhohen ndonjëherë.

“Unë me ambasadorin Hovennier kam takime të rregullta dhe e shoh si një prej miqve shumë të mëdhenj të Kosovës përtej mesazheve që nganjëherë përçohen, rriten, zvogëlohen edhe në skenën publike”, tha Gërvalla.

“Ne nuk mund ta fshehim fakti që me Serbinë nuk është duke u lehtësuar komunikimi, por për shkak se Vuçiqi po humbet terren në Serbi, detyrohet ta ashpërsojë gjuhën në raport me Kosovën”, theksoi Gërvalla në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se brenda AKI-së ka një…