MESAZHET E SHIFRUARA E TË PADESHIFRUARA TË OPOZITËS
Ylli Mece
Demostrata e organizuar nga opozita këto dhjetë ditët e fundit, krahas anëve të lexueshme të saj, nëse do të futeshim në analiza të mirëfillta, do të vrenim se strategjia thelbësore e projektuar nga liderat e Partisë Demokratike dhe aleatëve të qëndrushëm e të pa qëndrushëm të saj, kish dhe një qëllim tjetër, i cili më shumë ish një mesazh domethënës për ndërkombëtarët si atyre përtej Atllantikut, pra Amerikës, por edhe këtyre që janë përkëndej d.m.th Evropës. Sigurisht që radiovalët e saj do të mbrinin edhe ne Rusinë e ftohtë të këtij dimri.
Ecuria e Shqipërisë duke çaluar e me plagë të mëdha sociale të trashëguara si stafetë qeveri mbas qeverish, ka qenë shqetësim jo vetëm për popullin e vuajtur shqiptar, por edhe për komunitetin ndërkombëtar. Jo aq shumë se atyre u hapet barku për Shqipërinë, por duke e dashur ta kenë nën ndikimin evropian, natyrshëm kanë spostuar më tej kufijtë dhe influencën politike – ekonomike e ushtarake të Rusisë në Ballkan, ku dihet, se gjysma e popullatës për të mos thënë dhe më e shumta, kanë lidhje të ngushta e historike për shkak të origjinës së herëshme sllave të këtyre popujve.
Gati 30 vite kanë kaluar dhe Shqipëria ngeli shteti jo vetëm më problematik për ta, por edhe më i pastabilizuari në rajon dhe kjo, jo për faj të shqiptarëve, por të kastave dhe oligarkëve drejtuese. Inspiruesi, themeluesi dhe shkatërruesi i vërtetë nuk është dhe s’mund të jetë një individ i vetëm nëse mbas tij në rreshtin e parë nuk i vjen banda dhe banditët dhe në fund masa e gjerë e simpatizantëve të çdo lloj partie që i shkon qorrazi nga mbas duke u brohoritur me “hosanara”.
Kjo situatë e trubullut, e pa stabilizuar që karakterizohet nga papunësia e madhe, niveli i ulët i mirëqenjes që është produkt i anarkisë i kombinuar me një shkallë të lartë korrupsioni, humbja e shpresës “ se ky vend s’mund të bëhet”, hemoragjia e rëndë e emigrimit ë rinisë shqiptare dhe kthimi i tokave në” terrene kolumbiane”, në fakt është pasqyra më qartë e natyrës së kapitalizmit shqiptar i cili karakterizohet nga një egërsi e pashoqe.
Rolin e violinës së parë në këtë garë për jetë a vdekje se kush do të bëheshin pasanikët dhe kapitalistët e ardhshëm, pa ua u ngrenë meritat e luajti Partia Demokratike me flamurtarin (bajraktarin ) e vet Sali Berisha dhe më pas do të vinin kupolat e partive të aleatëve të tij, sikurse dhe ata, që për mungesë vendi stabel, një pjesë të ndenjurash e mbanin në karriken e PD-së dhe tjetrën te PS-ja.
Në të tilla kushte, pa as më të voglin përjashtim “më i ndershmi” i do të ngelej ai që vidhte me frikë apo dhe pa frikë, por që rrëmbente më pak se të tjerët. Kapitalizmi dhe ethet e pasurisë nuk njohin parti e interesa të popullit.
Ethet e pasurisë së pakufishme janë si ethet e floririt që kapën Evropën në kohën e kolonizimeve në shekujt e XVI-XVII-të në kontinentin amerikan e gjetkë
E gjithë ecuria nëpër vite dhe historia e lindjes së klasës së re të kapitalistëve shqiptarë, tregon se ata janë përleshur keq për pushtet me njëri-tjetrin edhe brenda llojit, ngaqë pushteti u jepte mundësinë dhe u siguronte të ardhura të mëdha dhe sa më gjatë të qëndronin në karriget apo kolltuqet e jerarkisë së lartë, aq më mirë do të ish për ta. Kështu që për ta ,elementi “kohë” i qëndrimit të tyr në pushtet u bë domosdoshmëri për ta shndërruar atë në flori.
Nuk është rastësi, që në firmat piramidale dhe pragluftën civile të viteve ’97-të ”kompetntët” ishin oligarkë partish, se mafia karburantit e kish emrin ”Taçi” se Taçi na qënkish thjesht fasada sepse të tjerë operonin mbas tij, sikurse dhe te Gërdeci na qenkish Mediu dhe i biri i Saliut dhe se çuditërisht u vra me “aksident”në rrethana misterioze Trebicka, se te”Rruga kombit” na rezultont Luli, se i ndjeri Prifti na bënte pazare me blloqe bankare e eurosh në duar, se i biri i Fullanit fërkonte surratin me 500 euro sikur ta kish furçë rroje, se avokatë, sekserë, juristë, prokurorë gjykatësa, rektorë, drejtorë, e kryetarë të çdo lloji e kallëpi donin me çdo kusht të dilnin në krye, duke ngritur lumturinë e tyre në kurriz të popullit, pa folur këtu për vrasjen e Hajdarit, që në thelb ka shumë mistre e që përflitet ende edhe sot për dominim të tregëtisë së armëve e karburanteve. Mafia e pushtetit, në këto kushte u fut në konkurrencë me mafien ordinere, por në situata të caktuara ato vepruan edhe sëbashku, sidomos në fushën e ndërtimeve dhe atë të lëndëve narkotike.
Implikimi i zyrtarëve të lartë në skandale të tilla sinë disa ministra si Tahirin e shefa komisarjatesh që këta të fundit të çonin deri te portat e blinduara të ministrisë së brëndshme (të të gjitha qeverive) janë treguesit më sintetikë, se të gjithë shtresës së pasanikëve shqiptarë, oligarkëve, kriminelëve me gravata që me shumicë i gjen brenda Kuvendit e që nuk u intereson pastrimi i shoqërisë sidomos kur ata që e ndotin shoqërinë dhe Shqipërinë dhe ja kanë prishur aq keq asaj imazhin, janë ata vet.
Të tromaksur deri në palcë, (jo nga Rama…se nga Rama ata kanë 100 vjet ymer) për seriozitetin me të cilët ndërkombëtarët këmbëngulin për shporrjen nga skena politike të kastës së korruptuar, ata duke spekulluar në aspirtat e popullit dhe të asaj shtrese të elektoratit të vet, dalin në mbështetje të kërkesave të tyre, por… duke e venë theksin se shkaktarët e vërtetë të gjëndjes së rënduar na qenkëshin ata, pra aktualët në pushtet dhe këta të rrëzuarit nga pushteti, na qënkëshin viktimat e tyre.
Deomos qeveria Rama ka aq shumë kusure saqë vërtetë duhet të përgjigjet përpara popullit që e votbesoi, por përpara se Rama të bëhet “kokë turku “ për “Sali Babën me 40 hajdutë”, duhet filluar nga ata që si “Ponz Pilati”lajnë duart gjakosura, për të fshehur krimet e bëra. Rama i vetëm nuk e bën dot këtë gjë, sepse të gjitha hallkat e zinxhirit korruptiv të shoqërisë janë shtrirë si metastazat e kancerit aq shumë, saqë ai i për ndihmë i ka shtrirë dorën tashmë Evropës dhe Amerikës.
Natyrisht ata këmbëngulin se kjo ëshë punë e shqiptarëve dhe duhat ta bëjnë vet shqiptarët. Me këtë ta venë në provë edhe seriozitetin e qeverisë Rama ndaj kësaj çështje madhore.
Sala ndërkohë organizon dhe do të orgnizojë demostrim force “të sovranit popull” për të mbledhur si “Diogjeni me qiri në dorë” gjithë simpatizantët vet në të katër anët e Shqipërisë e duke i grumbulluar ata pikërisht në Tiranë ku është Evropa dhe Amerika. Me këtë veprim ai i dërgoi dhe do tu dërgojë mesazhe të qarta Amerikës dhe Evropës (që tashmë edhe ato i kanë marrë bile dhe i kanë deshifruar) se nuk duhet të luajnë me familjen Berisha se ndryshe mund të përsëritet një 97-të e dytë.
Aleatët tij tradicionalë të cilët dhe ata po aq të korruptuar, fërkojnë duart nga gëzimi sepse manipulimi që po i bëjnë elektortit të vet do t’u shërbejë si një
”korracë e blinduar” për të shpëtuar kokat e tyre. Ata dhe këtë e shkruaj me përgjegjësi të madhe morale, janë përsëri të gatshëm me pishtarë në duar për t’i venë zjarrin për herë të dytë Shqipërisë. Deklarata e Berishës se “Rama largohet vetëm me plumbin ballit” është ogurzi.
Kjo deklaratë e tij edhe pse ndjell kob, është shumë e sinqertë dhe unë jam shumë i sigurt se i ka alarmuar të gjitha kancelaritë dhe faktorin n/kombëtar. Saliu, nuk është aq budallë sa duket në pamjen e parë, sepse ai atë fjalë nuk e lëshoi kot. Ajo ish një thirrje për ndërkombëtarët, thirrje që të mos luajnë me zjarrin, se nëse preket Berisha do ngrihet populli në këmbë. Por ajo, në të njëjtën kohë indirekte ishte edhe një ftesë dërguar atyre për kompromise, nëse nuk do të dëshironin ta shmangnin gjakderdhjen që mund të shkaktohet, kompromis ky, që të çon te propozimi i Metës për një amnisti të përgjithëshme politikanësh. Djegia e mandateve më shumë se sa sfidë për shumicën parlamentare të krysuar nga PS-ja ish një sfidë për të dërguarit evropianë, sikurse edhe per vet Amerikën. Por në të njëjtën kohë është edhe tatim pulsi si për Ramën por dhe ambasadorin amrikan dhe ata evropianë në Tiranë.
Le të mendojmë për një moment se as Rama ,as Evropa dhe as Amerika, nuk do ta pranonin mesazhin përcjellës Të çiftit Lul-Berisha dhe krushqëve të tjerë.
“Sali Baba” a do ta bënte këtë veprim? Pra, a do ta ndërmerrte nismën për demostrata të tjera?
Unë, duke u nisur nga natyra e tij agresive e kombinuar kjo me shpirtligsinë e një njeriu sadist që kërkon të ngrejë lumturinë e tij nëpërmjet pushtetit mbi mundin gjakun dhe skrificat e popullit, them se Saliu është i aftë të bëjë çdo gjë të keqe përveç të mirave që ai asnjëhere nuk ka bërë të paktën një që ti mbahej mënd në historinë kapitalizmit shqiptar.
Ramës vallë i interson kjo gjë? Sigurisht që jo, sepse ai e di fort mirë që dhe vasalët e tij, kush më shumë e kush më pak, janë përlyer në afera korruptive. Lëvizjet e disa ministrave janë arnime anësore, që nuk e nxjerrin dot nga bataku i dështimit të luftës antikorrupsion as vet brenda për brenda partisë së tij. Këtë dështim të tij, opozita nuk nuk e shikon se i dhimbset populli, as se i dhimbsen studentët dhe aq më pak banorër e lagjes”Astir”, por atyre (opozitës) po u bien jargët nga goja, duke ëndërruar pushtetin si istrument pasurimi dhe rritje me shpejtësi të kapitaleve të tyre ekonomiko-financiare dhe trubullira në vend që të spostojnë vëmendjen nga lufta kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomiko-financiare që i janë berë popullit gjatë këtyre tre dekadave.
Si përfundim mund të themi se Evropa dhe Amerika do ti ulin palët do tu kërkojë atyre të bejnë kompromise me njëri tjetrin për hir të “stabilitetit në rajon” dhe me këtë rast edhe vet ndërkombëtarëve u jepet momenti për të justifikur lëshimet e tyre duke çuar para drejtësisë jo peshqit e mëdhenj, sepse ata shpëtuan duke përfitur nga rrjeta e çarë e tyre dhe e Ramës, por u ngelet të merren me cironkat e kapura…. me kullese makaronash.
Ditët që do të vijnë dhe e ardhëmja do nxjrrë në shesh veç demostruesve edhe ekspertët e sinoptikës ndërkombëtare me fluger dhe barometër në dorë, për të parë drejtimet e erërave, presionin dhe parashikimet e kohës në territorin shqiptar për javët në vazhdim.
Po sikur Evropa dhe Amerika ti falë për hir të stabilitetit në rajon? Edhe kjo mund të ndodhë, sepe erërart e fuqishme dhe flakët në Ballkan mund ta kapërxjnë gadishullin. Nuk është çudi që vet Amerika dhe Evropa tu luten Saliut dhe Lulit që ti rimarrin mandatet në këmbim të aminstisë politike që pat propozuar dikur Meta