
Mesazhet që Rutte i dha dje, ishin të qarta
Profesori Bujar Dugolli ka komentuar vizitën e shefit të NATO-s Mark Rutte në Kosovë. Ai ka thënë se në rajon problemi qëndron te Serbia si një shtet ku mungon demokracia dhe ku vetë populli serb po pëson nga politika autoritare e Aleksandër Vuçiqit.
Sipas tij, mesazhet që shefi i NATO-s i dha dje ishin të qarta.
“Mesazhet sa i përket Kosovës janë të qarta: koordinimi i veprimeve, bashkëpunimi, siç janë thënë në vazhdimësi. Në situata të nxehta siç ishte ajo e 2023-ës në shtator, bashkëpunimi ka qenë evident, janë parandaluar veprimet që do të mund të shkaktonin një konflikt më të gjerë të cilën e ka dashur Serbia e Rusia. Një test i madh i stabilitetit e sigurisë është treguar nga institucionet e Kosovës por edhe bashkëpunimi ndërkombëtar që e kanë pasur”, tha Dugolli. /RTK