![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/besa-1.jpg)
Mesazhi i 41-shes së PDK-së, Besa Ismailit, për 9 shkurtin
08 shkurt 2025
| 08:54
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka përcjell një mesazh për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ajo ka bërë thirrje që nesër të votohet PDK-ja #131 dhe numri i saj 41.
“Ata që më njohin e dinë që unë i ndaj mendimet në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo me diskurs të pakuptueshëm të një ligjvënësi. Qëllimi ynë është i madh dhe i guximshëm! Dinjiteti është vlerë e madhe dhe për ta bërë Kosovën #mamirë duhet guxim dhe dije. Këto, do t’i arrijmë bashkërisht nesër më 9 shkurt! Besa Ismaili #41”, ka shkruar Ismaili.