Mesazhi i Canës pas formimit të ushtrisë së Kosovës
14 dhjetor 2018
| 13:29
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Lorik Cana e ka përshëndetur krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Urime krijimit të Ushtrisë së Kosovës, një e drejtë e jona e natyrshme, synim ka paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Kjo ushtri gjithashtu do t’i kontribuon edhe ruajtjes paqes dhe sigurisë në vende të ndryshme të rajonit dhe botës duke qenë në një të ardhme të shpejtë si pjesë e NATO-s”, ka shkruar në “Instagram”, Lorik Cana.