Mesazhi i Hovenierit, Mushkolaj: SHBA-të e kanë seriozisht me Kurtin

25 shtator 2024 | 21:18

“Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”.

Kështu në mënyrë eksplicite i dërgoi mesazh Qeverisë Kurti ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, teksa po fliste për synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike.

Sipas analistit, Imer Mushkolaj, kjo deklaratë e ambasadorit amerikan është një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë seriozisht ndaj kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me veprimet në veri të vendit.

“Është një sinjal së SHBA-të e kanë seriozisht dhe nuk kanë vend ato spekulimet sidomos të militantëve të partisë në pushtet se Amerika diçka tjetër flet publikisht, por edhe e toleron Kurtin dhe Qeverinë me ndërmarrë veprime të ndryshme veçanërisht në veri të vendit”, ka thënë Mushkolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa trajnime të ndryshme të Policisë së Kosovës që janë…