Mesazhi i kryeparlamentarit Kadri Veseli për Samitin e Berlinit
28 prill 2019
| 19:27
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka lëshuar një mesazh për Samitin e Berlinit një ditë para mbajtjes së tij.
Lideri i koalicionit qeverisës në Kosovë ka shkruar, në faqen e tij në “Facebook”, se ashtu sikurse Berlini që është kërthiza e Evropës, edhe Kosova është kërthiza e Ballkanit. Ai ka thënë se që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara.
“Berlini është kërthiza e Evropës. Kosova është kërthiza e Ballkanit. Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vetë në “Facebook”.
/Epoka e re/