Mesazhi i kryetarit të Ferizajit pas 18 rasteve të reja me koronavirus
10 prill 2020
| 23:14
Vetëm sot janë shënuar 18 raste të reja në Ferizaj.
Pas rasteve të sotme me koronavirus, ka reaguar kryetari i Ferizajit, Agim Aliu.
Në një postim në “Facebook”, Aliu ka thënë se nuk duhet bërë panik dhe ka bërë thirrje që qytetarët e kësaj komune të qëndrojnë në shtëpi. “18 ferizajas rezultuan të infektuar me virusin COVID-19. Bashkëqytetarë, ju lutemi, qëndroni në shtëpi, mbroni veten, familjen e gjithë shoqërinë. Mantelbardhët janë në veprim, më së paku na nevojitet tash paniku, por ndërgjegjësimi është i domosdoshëm. Ne po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbajtur situatën nën kontroll”, ka shkruar Aliu.