Mesazhi i Memli Krasniqit për zgjedhjet e së dielës: Votoni për PDK-në me numër 177

15 tetor 2021 | 15:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nëpërmjet një video-mesazhi u ka barë thirrje qytetarëve të dalin në votime më 17 tetor.

Po ashtu, Krasniqi nëpërmjet këtij video-mesazhi ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë PDK-në dhe kandidatët e saj për kryetarë të komunave dhe ata për asamble komunale.

“Të dielën, e ardhmja na bën bashkë për Kosovën. Numri 177 është në listë për të qeverisur bashkë me ju. Prandaj, dilni dhe votoni bashkë për Kosovën – votoni PDK-në dhe kandidatët e saj!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Newcastle United është duke menduar seriozisht për zëvendësimin e trajnerit…