Mesazhi i nënës së Ritës për femrat shqiptare

09 mars 2018 | 22:39

Dje është shënuar 8 marsi, “Dita ndërkombëtare e gruas”.

Me këtë rast, ishin shënuar një sërë aktivitetesh, e një kampanjë me mesazhe nga gratë e ka realizuar Ambasada e Shqipërisë në Londër.

Në mesin e femrave të njohura që kanë dhënë mesazhet e tyre në këtë kampanjë e realizuar përmes një videoje, ishte edhe Vera Ora, nëna e këngëtares së famshme Rita Orës.

Mesazhi i Verës ishte mjaft domethënës, ngase ajo foli për mposhtjen e sëmundjes së kancerit dhe vullnetin për të ecur përpara.

“Si mjeke dhe si grua, e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit iu drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe bëjini kontrollat paraprake rregullisht. Sot, jam e lumtur që përballova këtë sfidë dhe duke mbështetur dhe orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time, Rita Ora. Gruaja shqiptare në Britani krenohet me ty”, ka thënë nëna e Ritës. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç tetë llojeve të zakonshme të gjakut, ekzistojnë edhe disa…