Mesazhi nga ‘1 Tetori’: PDK-ja nuk guxon të largohet nga ADN-ja e saj

12 janar 2025 | 11:01

Analisti politik dhe njohësi i fushatave elektorale në Evropë dhe Ballkan, Astrit Gashi, i cili shpeshherë ka surprizuar me parashikimet e tij të sakta në vende si Suedia dhe Maqedonia e Veriut, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk guxon të largohet nga ADN-ja e saj – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas Gashit, ADN-ja e PDK-së, e ndërtuar mbi vlerat dhe trashëgiminë e luftës çlirimtare, është themeli mbi të cilin kjo parti ka ndërtuar identitetin e saj politik. Çdo përpjekje për t’u distancuar nga kjo trashëgimi jo vetëm që do të dobësonte partinë, por do të rrezikonte edhe lidhjen emocionale dhe politike me elektoratin e saj tradicional.

“PDK-ja nuk duhet ta harrojë kurrë origjinën e saj dhe rolin e saj si trashëgimtare politike e UÇK-së. Nëse ajo largohet nga këto vlera, do të humbasë kredibilitetin dhe fuqinë politike që ka ndërtuar ndër vite”, thekson Gashi.

Ai shtoi gjithashtu se në një kohë kur narrativat për UÇK-në sfidohen dhe përdoren për qëllime politike, PDK-ja ka një përgjegjësi historike për ta mbrojtur këtë trashëgimi dhe për ta paraqitur atë si një shtyllë të pandashme të identitetit kombëtar të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar dhe njohësi i mjedisit, Zeqir Veselaj, ka folur…