MESAZHI NGA EUROPA

22 dhjetor 2018 | 17:17

Nga Shkelzen Ukëhaxhaj

Do të vijë Herr Hahni!
Erdhi Herr Hahni.
Në gojë gjuhën mjalt,
Nën gëzof kish një jatagan.

Nga armiku ynë, andej erdhi.
Nuk kërcënoi 100%, po tha:
Në çerekun e këtij shekulli,
Vizat do t’ua jap!

Herr Hahn!
Një “mik” i shtëpisë
Apo veten e ndjeni “sovran”?
Që të presim me bukë, krip e zemër,
E kemi traditë…
Andej, kah ju sot vini,
E kanë traditë,
Gjithmonë fshehur e mbajnë një thikë…

Nëse thoni:
Kemi dhënë me miliarda €,
Por edhe kemi punuar mirë,
Atëherë ne jemi arkitekturë e juaja,
E pra pse s’na merrni në gji?!

Pra ne e dimë dhe s’jemi të paditur,
Se jemi këtu që nga antikiteti,
Me trurin dhe shpirtin më të ndritur.

Që para Aleksandrit t’Olimpisë,
E deri te Skënderbeu, jemi bijtë e korifejve
Që i sherbyen këtij dheu.
Krenar për të kaluarën ndjehemi,
Për Europën, në mos më tepër,
Sa t’jerët kemi dhënë.

Edhe pse mijëvjeçarëve,
Mbi ne ushtritë e huaja kaluan – nuk na shuan dot.
Pellazgë e ilirë mbetëm,
I Pastër si uji, e si majat e bjeshkëve kryelartë.

E kështu nëse i themi Europës- Kontinenti i vjetër,
Së bashku me të tjerët, këtu ishim,
E s’kemi ardhur nga ndonnjë vend tjetër.

Këtë ua kanë thënë shqiptarët
Dhe ju këtë fort mirë e dini.
Ne jemi këtu, ku të parët tanë ishin
Andaj këtu jetojmë,
Kemi qenë dhe Europës do t’i takojmë.

Ju, nga ne bëni me gisht,
Sikur ne të jemi djalli,
Po djalli që ju kërkoni
Fshihet n’Serbi, bile nuk fshihet aspak!
Ose ju doni t’i vini djallit “kapak”
E ai djall lëviz brenda “teje” Herr Hahn,
Që t’mos e vëresh Herr Hahn,
Ose je i verbër ose vetë je një djall!

Ne jemi të vetëdijshëm Herr Hahn,
Për miqtë që na kanë përkrahur,
Dhe në zemër këta i mbajmë,
Por kemi pritur edhe të tillë:
Që janë shitur për “miq”
E punët që bënë treguan se ishin të ligj.

Pra, kemi pirë qumshtin “e nxehtë” e jemi përvëluar,
Andaj i fryjmë edhe kosit,
Që t’mos jemi të hutuar…!

Na falni, Herr Hahn!
Por në çerekët që kanë kaluar – siç e thamë
Kanë ardhur miq të mirë…
E keni sjellë edhe të tillë si H.Haekkerupi
Dhe historitë e tyre,
Ne i kujtojmë si shembuj, që s’duhet harruar!!!…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, pas publikimit të disa bisedave…