Mesazhi prekës i bashkëshortes Sara për portierin Casillas
02 maj 2019
| 16:43
Gjatë paradites së 1 majit, Iker Casillas pësoi një infarkt akut të miokardit gjatë stërvitjes me Porton. Portieri spanjoll ishte shembur papritur në tokë e menjëherë u dërgua në spital, ku pas ekzaminimeve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Tani portieri është jashtë rrezikut. Sapo mori vesh lajmin, bashkëshortja e tij, gazetarja spanjolle Sara Carbonero, iu gjend pranë në spital, e pasi e kuptoi se situata ishte nën kontroll, postoi një foto bashkë me Iker Casillasin: “Për fat të mirë ishte thjesht një moment frike. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen. Sikurse më kishte thënë një mik i madh, ndonjëherë jeta gjen një mënyrë të çuditshme për të na kujtuar se sa me fat jemi që jetojmë”.