Mesazhi prekës i profesorit, u bënë thirrje nxënësve ta duan Atdheun dhe mos ta braktisin

24 qershor 2023 | 09:07

Nxënësit e Shkollës Fillore “Fehmi dhe Islam kastrati” nga Kishnareka e Drenasit, festuan mbrëmjen e semimaturës.

Mbrëmja u hap me urimet me të përzemërta nga drejtori dhe nga ana e mësimdhënësve për nxënësit e klasave të 9-ta, raporton “Epoka e re”.

Të lumtur me sukseset e arritura, nxënësit krijuan një atmosferë të mrekullueshme gjatë mbrëmjes.

Mbrëmjes i erdhi fundi, dhe u përmbyll me një mesazh prekës nga profesori i gjuhës shqipe, Mentor Bajraktari, drejtuar nxënësve.

“Të dashur semimaturantë, sot do ju themi lamtumirë me një porosi që buron nga thellësia e zemrës, ne ju edukuam me dashurinë për Atdheun, për gjuhën shqipe dhe respektin për njëri – tjetrin.
Shumë nga nxënësit tanë shkëlqejnë në universitete brenda dhe jashtë vendit. Të jemi të vendosur dhe të punojmë shumë për vendin tonë, duke i thënë njëherë e përgjithmonë jo largimit nga kjo tokë e bukur Arbërore. Kosova ju lindi, ushqeu e rriti, andaj mos e braktisni kurrë. Kujtoni vendet nga keni luajtur e shkelur, ku gjetët gëzimin, aty ku nuk shuhet e qeshura e fëmijëve. Ana më e art e juaja është dituria, shkenca dhe arti kur ju edukoheni për vendin tuaj”, thuhet në mesazhin e profesorit Mentor Bajraktari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin maj të këtij viti nga skema e ndihmës…