Mesazhi prekës për babanë e ndjerë: Nuk ia fali vetes, jam doktoreshë dhe kam dështuar
17 korrik 2020
| 18:53
Doktoresha e QKUK-së, Tokjona Lajçi për gati dy javë i qëndroi afër babai të saj, të prekur me Covid-19, por që i njëjti nuk arriti ta mposhtë këtë virus që ka kapluar gjithë botën.
Sopranoja kosovare, Arta Jashari ka publikuar një shkrim të dhimbshëm.
“Përderisa ishim ne Pulmologji me babin, paralel me ne ishte edhe Dr. Tokjona Lajçi me babin e saj , shkrimtarin dhe avokatin Ali Lajçi , tashmë i ndjerë. Dr Tokjona për 12 dite rresht u kujdes për babin e saj te prekur me Covid-19 ne Kliniken Infektive , ku edhe u infektua ajo vet dhe i qëndroi afër deri ne frymën e fundit babit te saj.
Më tha : “ Nuk po ja fali dot vetes , se jam Doktoreshë dhe kam dështuar ..”, ka shkruar ajo.