Mesazhi që fshihet pas tatuazhit të ri të Angelia Jolie!
Fotografët vunë re menjëherë tatuazhin e ri në gjoksin e yllit hollivudian, një dallëndyshe në fluturim
Së fundmi aktorja e njohur Angelina Jolie dhe vajza e saj më e vogël Vivienne morën pjesë në ceremoninë e 77-të të çmimeve Tony në Nju Jork. Producentja 49-vjeçare e “The Outsiders” pakaloi në tapetin e kuq në Teatrin David H. Koch të Lincoln Center në Nju Jork, e veshur me një fustan kadife ngjyrë gri të gjelbër nga Versace. Fotografët vunë re menjëherë tatuazhin e ri në gjoksin e yllit hollivudian, një dallëndyshe në fluturim.
Ky zog ka një kuptim të thellë. Thuhet se sjell bollëk në shtëpinë ku bën folenë. Dallëndyshet njihen për besnikërinë dhe aftësinë e tyre për t’u kthyer në të njëjtën fole vit pas viti. Zogu gjithashtu simbolizon lidhjet e ngushta familjare dhe stabilitetin.
Rikujtojmë, se ylli hollivudian Brad Pitt thuhet se është shkatërruar nga vendimi i vajzës së tij, Shiloh, e cila së fundmi ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri. 18-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë në gjykatën në Los Angeles, e cila edhe pse ende nuk është zyrtare, mediat kanë bërë të ditur se në të ardhmen ajo do të nënshkruajë si Shiloh Jolie.
Gjithashtu u tha se ajo kishte punësuar një avokat personal. Për shkak të vendimit të saj, ka folur një burim pranë Brad Pitt, i cili ka thënë se aktori është i shkatërruar nga ky vendim i vajzës së saj, por prej vitesh nuk ka marrëdhënie të mira me fëmijët.
“Brad u shkatërrua nga ky vendim. Është vetëm maja e ajsbergut. Ishte më shumë se një ndryshim mbiemri për të. Ishte një simbol i një largimi që kishte vite që vazhdonte”-tha një burim për Us Weekly. Ndërkaq, Shiloh nuk është e vetmja që hoqi dorë nga mbiemri i të atit. Djali i tij Madoxx 22 vjeç e përdor mbiemrin e tij vetëm në dokumente dhe Zahara 19 vjeçe të njëjtën gjë. Ylli i kinematografisë Angelina Jolie dyshohet se inkurajoi fëmijët e saj që të mos takojnë babanë e tyre.