Mesazhi që kreu i OBSH-së e dha me lot në sy: Kjo është një tragjedi, por armiku më i madh nuk është virusi!
I përlotur kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se armiku më i madh në këtë pandemi nuk është virusi, por përçarja mes shteteve.
Washington Post shkruan se me lot në sy ai bëri thirrje për unitet ndërkombëtar për të luftuar pandeminë shkatërruese dhe tha se “armiku i vërtetë nuk ishte vetë virusi por mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivel global dhe në nivel kombëtar”.
“Sa e vështirë është për njerëzit që të bashkohen për të luftuar një armik të përbashkët që po vret njerëz pa dallim? A nuk mund ta kuptojmë se ndarjet ose çarjet midis nesh në të vërtetë janë në dobi të virusit?”, tha ai në një konferencë në Gjenevë.
Kreu i OBSH-së u shpreh se sistemet shëndetësore të disa prej vendeve më të pasura në botë janë përmirësuar, ndërsa disa kombe me mjete më modeste kanë pasur sukses në ngadalësimin e përhapjes së virusit.
“Kjo pandemi një herë në një shekull na ka dhënë një mësim kritik: Kur bëhet fjalë për shëndetin, fatet tona janë gërshetuar”, tha ai.