Mesazhin për fitër bajram, myftiu Tërnava e jep sot
23 maj 2020
| 08:46
Sot do ta japë mesazhin, me rastin e festës së fitër bajramit, në selinë e Kryesisë së BIRK-ut në Prishtinë, myftiu Naim Tërnava.
Dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj, mirëpo për shkak të pandemisë COVID-19 këtë vit nuk do të falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.
Në kohën e fitër bajramit myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt me mesazhin e bajramit, por nuk do të ketë organizim të faljes së fitër bajramit.
Për arsye të njëjta, pra për shkak të pandemisë, myftiu i Kosovës ka anuluar edhe pritjen tradicionale të fitër bajramit.