Mesfushori i Çekisë: Goli e kam ruajtur për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Çekia është në përgatitjet e fundit përpara ndeshjes shumë të rëndësishme, që e pret të shtunën në mbrëmje në Tiranë, përballë Shqipërisë. Në prag të kësaj përballje shumë të rëndësishme për ta, ka folur dhe mesfushori Pavel Sulc.
23-vjeçari që luan në kampionatin çek me Plzen, ka kërkuar menjëherë të “ndez” situatën duke lëshuar edhe një premtim për tifozët çek, për sfidën ndaj kuqezinjve.
“Është gjithmonë mirë kur gjithçka është në dorën tonë. Besoj se mund ta përballojmë ndeshjen e të shtunës. Nuk e di si do shkojë, por rëndësi ka që i kemi gjërat në dorën tonë. Unë jam duke luajtur një pozicion pak më ndryshe se sa luajta sezonin e kaluar. Dikur luaja thjesht si sulmues, tani luaj si 8-sh. E kam ruajtur golin për ndeshjen ndaj Shqipërisë”, ka thënë Sulc.